FOTOT/ Ja vendi ku ra 55-vjeçari në malin e Çikës, transportohet drejt spitalit me helikopter

Jun 28, 2022 | 13:35
SHPËRNDAJE

Detaje të reja ka mësuar Panorama lidhur me personin që ka rënë nga lartësia në një greminë në malin e Çikës në Vlorë. Policia tha se shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar. Panorama mëson se ai është marrë nga helikopteri për t’iu transportuar në spital.

Korespondenti i Panorama raporton se personi që ka rënë në greminë rezulton të jetë punonjës i ujësjellësit të Bashkisë Himarë.

Mësohet se ai ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës.

Ne vendin e ngjarjes shkuan edhe punonjesit e Zjarrfikëses.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura