FOTOT/ Ja si po vijnë protestuesit në Tiranë, makinat me targat e “Audit” që Tahiri i shiti Habilajve

Jan 27, 2018 | 8:15
SHPËRNDAJE

Qe në oret e para te mengjesit, protestuesit jane nisur nga rrethet drejt Tiranes. Ata po vijnë nga qytete të ndryshme në Tiranë mbajnë me vete në automjetet e tyre targën e Audit te ‘famshem’, AA 003 GB, qe ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri u shiti Habilajve.targa1

PD akuzon se makina me këtë targë ishte pronë e Saimir Tahirit dhe, njëkohësisht, përdorej nga banda e Habiljave për lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabist që më nentor 2013, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet, deri në tetor 2017, kur Antimafia italiane arrestoi bandën më 2017.

“Protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm” për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës, i cili vazhdon të jetë përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia|’-ben me dije PD-ja, teksa publikon foto nga automjetet qe po vijne ne proteste.targa

Kujtojme se nga përgjimet e Habiljave degjohej se Saimir Tahiri fitonte 5 milionë euro në muaj dhe rreth 20 milionë i përdori në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Përdorimi i makinës së Ministrit të Brendshëm me targën AA 003 GB nga banda e Habiljave u denoncua nga oficeri Dritan Zagani në tetor 2015.

makina makina1 makina2 makina3 makina4 makina5 makina6 makina7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura