FOTOT/ Ja si është shkatërruar mjeti që ra në breg të Liqenit të Shkopetit

Apr 30, 2016 | 15:11
SHPËRNDAJE

“Panorama” sjell foton e parë nga aksidenti tragjik i ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Burrel-Peshkopi.

Pamje nga aksidenti tragjik ne Liqenin e Shkopetit (Foto Hasan Pasha)
Pamje nga aksidenti tragjik ne Liqenin e Shkopetit (Foto Hasan Pasha)

Një autimjet tip “Benz 250” ka dalë nga rruga në tunelin e madh të Shkopetit dhe ka përfunduar në 100 metra poshtë në bregun e liqenit.

Për pasojë, kanë mbetur të vdekur dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Ende nuk dihen identitetet e viktimave. Sipas burimeve, automjeti vinte nga Tirana dhe shkonte në Peshkopi.

Aksidenti5 Aksidenti4 Aksident2 Aksidenti1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura