FOTOT/ Identifikohet ‘makthi’ i vjedhjes së karburanteve, në 1 javë 4 grabitje me armë

Nov 27, 2015 | 10:20
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka identifikuar një person i cili dyshohet të jetë autor i disa grabitjeve të armatosura që kanë ndodhur ditët e fundit në këtë qytet. 28 vjeçari me inicialet L.Q., rezulton të jetë dënuar më parë në shtetin grek për vrasje.

2-grab
Gjatë   kontrollit  të   ushtruar  në   banesën  e   tij  u  gjet   dhe  u    sekuestruan një pushkë  model -56  me Nr 45690, me 6 copë fishekë, një thikë e dy maska.

Nga hetimet rezulton se shtetasi  L.Q, i shpallur në kërkim, është autor i dyshuar  i  këtyre  ngjarjeve:3-grab

1-Vjedhje me armë , e mbetur në tentave të karburantit “ADOll”në fshatin Papër Elbasan, në pronësi të shtetasit  A. D,   ndodhur  më datë  25.11.2015,

2-Vjedhje me armë e karburantit në Cerrik, në pronësi të shtetasit A.E ,  ngjarje  e ndodhur më datë  08.10.2015.

5-grab

3-Vjedhje  me dhunë  e karburantit  në fshatin Trojas – Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2015.

4-Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Valas Elbasan, në pronësi të shtetasit S.M     ngjarje e ndodhur me datë 15.11.2015.

4grab

Po  punohet  intensivisht për kapjen e shtetasit L.Q si dhe  identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve  të   këtij  shtetasi.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprat  penale “Vjedhja   me  dhunë”   “Vjedhja  me  armë,  kryer   në  bashkëpunim”   parashikuar  nga nenet  139,  140   dhe  25  të    Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura