FOTOT/ Harrohen masat kundër Covid-19, festa “e çmendur” e VIP-ave në shtëpinë 8.5 milion dollarëshe

Aug 24, 2020 | 12:22
SHPËRNDAJE

Masat e distancimit social u harruan të dielën në mbrëmje, pasi Justin dhe Hailey Bieber organizuan një festë ekstravagante në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, raporton “Daily Mail”.

483150d5-f56d-4e22-a8e6-be5cfcbc069b

Kendall dhe Kylie Jenner ishin pjesë e festës, bashkë me të famshëm të tjerë, të cilët nuk i morën parasysh paralajmërimet e përsëritura të kryetarit të Los Anxhelosit, në lidhje me tubimet e mëdha sociale në të gjithë qytetin.
Organizimet që përmbajnë njerëz nga familje të ndryshme janë të ndaluara në Los Anxhelos nga COVID-19.

8c961cd0-4207-4e5d-a549-4663550afd58

Por, pavarësisht kërcënimit të vazhdueshëm, Kendall dhe Kylie u panë të hynin në shtëpinë e Justin, të cilën këngëtari e ka blerë për 8.5 milion dollarë.

23a90e0a-9950-4770-99c0-ada22fb25af3

Asnjë nga të ftuarit nuk mbante maskë përveç modeles Jaden Smith Winnie Harlow.

Justin i mirëpriti mysafirët e tij me përqafime të ngrohta dhe më pas të gjithë u ulën jashtë në natyrë, teksa shijonin pije të freskëta, patate të skuqura dhe mish pule.

Hailey dhe Justin u martuan në vitin 2018.

b7b182cb-87a6-4023-aa86-25a32f03b5f2

Shefi i policisë në Los Anxhelos, Michel Moore, tha se kanë bërë një marrëveshje me zyrtarët shëndetësorë që festat nuk duhet të lejohen gjatë pandemisë.

Ai shtoi se policia do të thërrasë në gjyq të gjithë ata që shfaqën “mospërfillje” ndaj rregullave.

049fa3df-1b45-42be-899f-9612f887e86f ebc07c24-f9fd-4861-9798-73eb7b86dc86 b7b182cb-87a6-4023-aa86-25a32f03b5f2 b9cd84e0-d25b-462a-a835-e00d40b3e13e 8273dfd3-3622-4fd7-a0b8-061c31c60f2c 74f3ba5e-14ec-48be-9dc7-0e7b91877a20 dda333c0-a737-4ae3-b7d6-a8c124630bb8 abc0d835-d21d-4d7e-9ffe-623f272a25c5 261b34b8-5d95-4ef3-9cb3-cdeb6ab4940a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura