Fotot/ Hajdutët nuk kanë frikë as në Surrel, vjedhin gjithë kosheret e bletëve

Nov 20, 2017 | 11:40
SHPËRNDAJE

Vjedhjet dhe grabitjet me dhune duket se janë një  fenomen në rritje në vendin tonë dhe siguria duket se është një ndër pikat delikate që nuk po merr zgjidhje në Shqipëri.

Denoncime të shumta të publikuara në rrjete sociale apo edhe nga vetë policia. Një të tillë e ka bërë edhe kryetari i partisë PKD Dhimitër Muslia, i cili shkruan në një postim në rrjetin social ‘facebook’ se ka takuar një bletar në Surrel i cili i është ankuar për vjedhjen e 60 % të koshereve.

23795842_10210981769920096_3894845892799568416_n

Postimi i plotë:

Sot dola ne Surrel per te drekuar me ca shoke dhe aty rastesishte takova nje burre te moshuar i cili ishte shum i merzitur. E pyeta se cke pse je merzit bace, ai me tha se une kam vite qe merrem me blete dhe ka dy jave qe i solla kopeshtin e bletve sa me afer kullotes pasi ka shum trumc dhe mare . Por dje me kishin vjedhur 60 % te koshereve , pasnje dite shum te lodhshme shkova von ne shtepi per te pushuar dhe te nesermen kur erdha e pashe me leshuan kembet nga pikellimi. Qa te shikosh i kishin marre pathuajse tera kosheret e bleteve. Po methene te drejten kisha shum besim se ketej nuk do mi prekshin pasi ka shume levizie te policise meqe ketu banon shoku Rama ,Kryeministri. Te marreshin te keqen bace i thash , ai mu pergjigji mir ke po tashme ne kete moshe me qa te ushqehem , ky eshte profesioni im. Tash shpresa iku .
Foto nga parku i bletve.

auto_Screenshot_301511116683

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura