FOTOT/ Grabitja në Kamzë, kush është pronari që u vra dhe gruaja e tij e plagosur

Apr 26, 2018 | 12:31
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamzë të Tiranës, ku gjatë tentativës së grabitjes së një marketi, u qëlluan me armë zjarri pronarët, burrë e grua, personat qe shihni ne foto.

buci

Burri ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa e shoqja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima është Agim Buci, 53 vjeç, ndërsa e plagosura është Merita Buci, 44 vjeçe.

Në momentin kur grabitësit e armatosur janë futur brenda në dyqanin e çiftit Buci, aty ndodhej edhe djali i tyre i vetëm 6 vjeç. Fatmirësisht, i mituri u ka shpëtuar plumbave, pasi është fshehur poshtë banakut.

Ngjarja 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 21:07, në rrugën “OSBE”, në Kamzë, në dyqanin ngjitur me banesën e çiftit Buci, me origjinë nga Mati. Burime nga Policia e Tiranës thanë mbrëmë se autorë të ngjarjes dyshohet të kenë qenë dy persona të maskuar me kapuça, të cilët kanë shfrytë- zuar errësirën për t’u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grabitësit dyshohet se kanë hasur në rezistencën e çiftit Buci dhe menjëherë kanë qëlluar dy herë drejt tyre.

Viktima Agim Buci është qëlluar me një plumb në gjoks, ndërsa e shoqja në këmbë. Më pas, autorët kanë marrë paratë që ndodheshin në kasë, që dyshohet të kenë qenë rreth 20-30 mijë lekë të rinj e më pas kanë ikur. Agim dhe Merita Buci, janë prindër të 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali të vetëm, i cili, fatkeqësisht, u bë dëshmitar i ngjarjes tragjike. Ata ishin larguar prej 17 vitesh nga Mati dhe kishin ndërtuar shtëpinë në Kamzë, aty ku ndodhi ngjarja.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura