FOTOT/ Goditet grupi i trafikut të drogës në Shkodër, pranga italianit dhe 2 shqiptarëve

Dec 25, 2016 | 11:23
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka goditur ditën e sotme një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafik droge. Në pranga kanë rënë 2 shqiptarë dhe 1 italian.

69891959-e513-42bb-87a7-29e3415b3941Operacioni ishte koduar me emrin “TRIP”.  Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

* Marco Cavanna, 58 vjeç, banues në Itali (shtetas italian)

* Elton Hyseni, 22 vjeç, banues në Itali

* Arsen Hysaj, 29 vjeç, banues në Shkodër

Më datë 24.12.2016 u bë arrestimi i këtyre shtetasve pasi në Pikën Kufitare në Muriqan, shtetasit italian M.Cavanna në çantën e dorës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 gram lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sativa, të cilën në bashkëpunim me 2 shtetasit shqiptarë po tentonin ta kalonin përtej kufirit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

642a70b2-2c15-4860-8342-4d33eae040ff 70b1ee1e-40d7-4a13-b6c3-8582db69cdbf

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura