FOTOT/ Futbollistët e Kombëtares kalojnë ditët e fundit me partneret e tyre

May 28, 2016 | 10:46
SHPËRNDAJE

Futbollistët e Kombëtares sonë në ditët e para të Qershorit do të nisen për në Francë ku do të përgatitet për sfidën e madhe.

Disa nga djemtë e De Biasit kanë vendosur që këto ditë të mbetura t’i shpenzojnë me të dashurat e zemrës, si për të kompensuar kohën që do të jenë larg. Ata nuk kanë nguruar që të ndajnë këto momente me fansat e tyre në rrjetet sociale.

Odise Roshi, i cili pak ditë më parë ka festuar edhe ditëlindjen e tij të 25-të, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto ku shfaqet në krahët e partneres së tij.

odise roshi

Po ashtu edhe Arlind Ajeti ka vendosur që të kalojë kohë me familjen dhe bashkëshorten duke zgjedhur si destinacion Italinë.

arlind ajeti dhe pranvera oiuhguier

Ndërsa Berat Gjimshiti shihet në shoqërinë e partneres së tij duke shijuar një darkë në një restorant.

berat gjimshitit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura