FOTOT/ Fundi i “Lazaratit të Arit”, policia peruane shkatërron qytetin “rebel” të ngritur rreth minierave

Jul 25, 2015 | 16:41
SHPËRNDAJE

Policia peruane, e shoqëruar edhe nga forcat e sigurisë dhe helikopterë kanë ndërmarrë sot operacionin më të gjerë në historinë e këtij vendi, teksa kanë mësyrë në ‘Qytezën e Arit’.

Peruvan6Me qindra familje punëtorësh kanë mbetur të pastrehë, teksa qeveria vendosi të ndërhyjë në qytezën Madre de Dios, në Juglindje të vendit, aty ku më parë gjendeshin minierat e arit.

Prej vitesh, ky vend ishte populluar ilegalisht nga gjahtarë të arit dhe mbi të ishte ngritur një qytezë, e cila kishte nisur të merrte fytyrën e një qyteti të vogël.

Peruvan5Veç punëtorëve që nxirrnin ar nga minierat e braktisura, në këtë qytet pa kryetar bashkie ishin ngritur biznese të tëra, madje edhe një klub nate.

Por të gjitha këto janë shkatërruar tashmë, teksa policia peruane ndërhyri në këtë qytezë të paligjshme dhe i përzuri banorët “rebelë”.

Peruvan2Zona paraqet rrezikshmëri të lartë për shëndetin, teksa lumenjtë kanë përmbajtje të mëdha merkuri dhe uji i pijshëm është ndotur tashmë, nga gërmimet pa infrastrukturën e duhur prej vitesh.

Deri tani janë shkatërruar 55 vendbanime ilegale rreth zonës. Një ish-banore e qytezës së fjalë të La Pampas, thotë për “Daily Mail” se policia i ka trajtuar si të mos ishin njerëz.

Peruvan3“Ata erdhën dhe na përzunë nga shtëpitë tona sikur të ishim bagëti. Çfarë të bëjmë tani? Nuk kemi më asgjë!”, thotë ajo.

Peruvan4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura