FOTOT/ Fjoralba Ponari heq dorë nga profili i vajzës misterioze, pas dy vitesh zyrtarizon lidhjen me sportistin e xhudos

Sep 19, 2020 | 14:59
SHPËRNDAJE

I ka hyrë televizionit si konkurrente e “The Voice”, për të vazhduar me prezantimin e emisioneve sportive e deri te programi “E diell”.

Fjoralba Ponari është kthyer në një ndër moderatoret më të komentuara të publikut shqiptar, edhe për faktin se ka luajtur paksa me misterin sa i përket jetës private.

Ajo është gjithashtu mjaft e ndjekur në profilin e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka prezantuar për herë të parë të dashurin e saj, një sportist xhudoje.

Fjoralba, e cila njihet si vajza misterioze që i pëlqente t’i jepte publikut nga vetja vetëm aq sa të lejon korniza e ekranit, më në fund vendos “të zbulohet” para syve të publikut.

Dy vite pasi e ka mbajtur larg syrit të mediave jetën e saj private, tani Fjoralba vendosi që me ndjekësit e saj të ndante një foto të veçantë me partnerin.

Ponari e publikoi foton e parë në “Instastory” në 2018-ën, ku ata shfaqeshin të përqafuar dhe moderatorja e shihte atë duke buzëqeshur. Fjoralba ia kishte mbuluar fytyrën, duke i lënë zbuluar vetëm pjesën e flokëve dhe mjekrën partnerit të saj misterioz.

Ndërkohë, këto kohë ka bërë të ditur se është në një lidhje dashurie, por pa zbuluar në asnjë moment se cili është personi që ka në krah.

Para pak kohësh, ajo u pyet në “Instagram” se cili ishte mashkulli i gjatë dhe simpatik që e shoqëronte dhe përgjigjja e Fjoralbës ishte: “I dashuri”.

Prandaj, të gjithë u bëmë kuriozë të dinim se si dukej djali që i ka “vjedhur” zemrën, pasi moderatorja ka postuar ndonjë foto me të, por pa ia zbuluar identitetin. Kjo nuk ka zgjatur për shumë kohë, sepse është mësuar se cili është i dashuri i saj.

Pak ditë më parë, moderatorja e njohur ndau një foto në ashensor me të dashurin, duke ia mbuluar sërish imazhin. Që nga ai moment, rrjeti filloi të ziente për të zbuluar se kush ishte mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Fjoralba Ponarit.

Ai është identifikuar si Françesko Baholli, një djalë simpatik, me pasion të madh për sportin e xhudos, por me profesion inxhinier software. E pas zbulimit të identitetit të sportistit, lajmi u konfirmua nga vetë moderatorja në një postim në “InstaStory”.

Bashkë me fillimin e sezonit, ajo sapo na prezantoi me të dashurin, duke folur në “Instagram” në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me ndjekësit. Një prej ndjekësve të saj si duket e ka parë atë me këtë çun simpatik dhe të gjatë në rrugë dhe e ka pyetur se kush është ai.

“Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? P.s je si beb live”, shkruan ndjekësja, teksa Fjoralba i është përgjigjur: “My bf (boyfriend). Dhe faleminderit!”.

E gjatë ditës së djeshme, pas zbulimit të identitetit të sportistit, lajmi u konfirmua më në fund edhe nga vetë moderatorja në një postim në “InstaStory”.

Fjoralba Ponari postoi një prej lajmeve që qarkulluan rreth Françesko Bahollit dhe shkroi: “Hajde gëzuar!”, duke e zyrtarizuar kështu lidhjen e duke mos lënë më vend për hamendësime.

NDRYSHIMI I FJORALBËS, PSE VENDOSI T’IA PREZANTOJË BOTËS DJALIN E ZEMRËS

Më 31 dhjetor 2018, moderatorja zgjodhi që të publikonte një foto me partnerin e saj, mirëpo fytyrën ia fshehu me një zemër duke e mbajtur kështu të fshehtë identitetin e tij.

Më pas, ajo deklaroi në një intervistë se prej kohësh ndodhet në një marrëdhënie, por nuk ka dashur që partneri i saj të jetë pjesë e mediave, teksa ka shtuar se publikimi i fotos ishte një moment dobësie sepse e kishte larg.

“Që unë jam në një marrëdhënie, ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”, u shpreh Fjoralba.

Mirëpo, ndjesia e posedimit e ka shtyrë që më në fund t’ia tregojë botës që ai djali simpatik me të cilin e shohin në rrugë është i dashuri i saj për lidhje serioze.

Fjoralba Ponari është një nga prezantueset e viteve të fundit të ekranit shqiptar, e cila shfaqet në “E Diell”. Fillimet e saj Fjoralba Ponari i ka pasur si këngëtare, duke qenë se në vitin 2016 mori pjesë në “The Voice Of Albania 5”.

E ftuar në ”Wake Up” para dy vitesh, rrëfeu për herë të parë për publikun edhe detaje nga jeta e saj private. Ajo tha se prej kohësh është në një marrëdhënie, që preferon ta mbajë larg medias, edhe pse herë pas here poston foto në rrjetet sociale me partnerin e saj.

Ndërkohë, sipas burimeve të “Panorama Plus”, Ponari ka një lidhje disavjeçare me këtë djalë. Gjatë një interviste që i bëri kolegu i saj, Edi Manushi, pyetjes se pse nuk i pëlqen aspekti komercial në televizion, pra nuk i pëlqen të zhvishet shumë, ajo iu përgjigj: “Ato gjëra që ti përmend janë gjëra që ulërasin për vëmendje, por me armët e gabuara”.

“Mendon se futbollistët ia vlejnë”, vazhdoi ai.

“Futbolli bashkon kultura, etnicitete, edhe futbolli dhe protagonistët e saj ia vlejnë dhe ia vlejnë shumë”, u shpreh moderatorja.

Ndërsa pyetjes se kur do të martohet, ajo iu përgjigj: “Kismet Zotit”. Ndërsa ngacmimit të tij të fundit se a ekziston dikush që i jep dashuri zemrës së saj këto kohë, Fjoralba tha: “Nuk kam dëshirë që aspekti personal të transmetohet nëpër intervista”.

Por tashmë që ka kaluar pak kohë në televizion dhe Fjoralba ka ndryshuar. Kështu që, s’është çudi që pasi ka zbuluar identitetin e të dashurit, të japë dhe intervistat e para për këtë histori të bukur dashurie.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura