FOTOT/ Festa e çmendur e komunitetit LGBT në Tiranë

Feb 29, 2016 | 18:08
SHPËRNDAJE

Aktivistët e komunitetit Lesbik Gay Biseksual dhe Trans në Tiranë organizojnë rregullisht netë në klub në mënyrë që ata mund të festojnë në paqe, por edhe të luftojnë izolimin dhe për të inkurajuar lidhjen mes tyre.

hugs_censored_censored

Nuk ishte një e shtunë e zakonshme në disko Lux në qendër të Tiranës. Organizatorët u kërkonin që në hyrjen kryesore pjesëmarrësve të shkruanin emrat e tyre të plotë dhe numrat e telefonit ose adresat e-mailit.

Disa prej të ftuarve hezitonin ta bënin këtë gjë por pasi aktivistët e ngarkuar shpjegonin që kjo gjë bëhej për sigurinë e tyre dhe se të dhënat do të mbeteshin konfidenciale, ata menjëherë firmosnin dhe hynin në klub.

rendidancing_censored

Kjo ishte festa jozyrtare për Ditën e Shën Valentinit e komunitetit LGBT në Shqipëri, e cila pas disa vonesave për arsye teknike dhe organizative, u vu në skenë nga një grup i OJF-ve në kryeqytet të shtunën.

Festa, slogani i së cilës ishte “Dikush që do është LGBT”, u ndoq nga disa njerëz, aktivistë, miq dhe përkrahës të kauzës.Thedancinghug_censored

Ndërsa shoqëria shqiptare duket të jetë disi më pak armiqësore ndaj komunitetit LGBT se në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, duke organizuar ndonjë festë në Tiranë, mbetet ende një çështje e vështirë.

Elvis Mancellari nga “Streha” i tha BIRN-it se është vetëm një numër i limituar klubesh dhe lokalesh që janë të gatshme të presin festa të tilla. “Shumicën e rasteve, në biem në ujdi me pronarët përmes lidhjeve personale”, ka shpjeguar ai.660x330Girldancing_censored

Por për komunitetit LGBT në Shqipëri, festa të tilla janë më shumë se zbavitje. Ato janë një mundësi e rëndësishme për ta për të dalë dhe për t’u socializuar me njerëz të ngjashëm.

Duke vepruar kështu, ata të paktën do të ndihen më pak të vetmuar dhe të izoluar, besojnë organizatorët. Laura, një nga aktivistët që mori pjesë në festë, tha për BIRN se qëndrimet ndaj komunitetit LGBT në shoqërinë shqiptare janë përmirësuar.Lepurushja

“Kam marrë pjesë në festën e parë LGBT në Tiranë në vitin 2008 dhe më kujtohet se vetëm 10 persona ishin mjaftueshëm të guximshëm për t’u shfaqur. Tani ne kemi festa me më shumë se 100 pjesëmarrës”, tha ajo.

FESTA FILLON TË NDIZET

Pavarësisht nga muzika e mirë që luhet, në orën 9 të mbrëmjes atmosfera në klub është ende e ndrydhur. Rreth 30 persona të cilët kishin ardhur deri në atë kohë ishin të ulur në tavolina të veçanta në grupe, kryesisht duke u marrë me smartphonat e tyre.birthdayboy_censored_censored

Vetëm dy ose tre çifte gay dhe lesbike ishin mjaftueshëm të guximshëm të dilnin në pistën e kërcimit dhe të ndiqnin ritmin. Kjo tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve por shumica qëndruan të ulur.

Gjërat nisën të nxeheshin rreth orës 10:30 të mbrëmjes, kur gjithnjë e më shumë njerëz filluan të futeshin në disko, duke përfshirë edhe një grup transeksualësh.dancing_censored

Ai që u dallua nga mesi i tyre dhe tërhoqi vëmendjen e shumicës së mysafirëve ishte Bunny, një 19-vjeçar me make-up të rëndë, flokë të gjatë të errët dhe me një fustan të ngushtë e të gjelbër.

Ajo ishte e vetmja në të gjithë turmën që ra dakord të dilte fotografi, duke shpjeguar se ajo ishte me fat që kishte një familje dashamirëse që nuk e kishin problem shfaqjen në publik. “Kam dalë në TV dhe në paradën e LGBT. Jetoj me nënën time dhe me motrën dhe ato janë shumë mbështetëse”, tha ajo për BIRN.Guysdancing_censored

BIRN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura