FOTOT/ Era e fortë përmbys pemët e vendosura nga Rama në Vlorë

Mar 7, 2016 | 12:27
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama postoi disa fotografi në faqen e tij në Facebook ku shkruante se po punohet me intensitet të lartë në vijën bregdetare të Vlorës.

Pjesë e këtij instensiteti të lartë ishte edhe vendosja e katër pemëve ku po ndërtohet korridori këmbësor i pishave.

 

Fotografia e postuar nga Rama
Fotografia e postuar nga Rama

Pas dy ditësh dhe falë erës së fortë të mbrëmjes së djeshme ky korridor i pishave nuk ka shumë nevojë për koment.

Fotografia e bere sot
Fotografia e bere sot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura