FOTOT/ Elgit Doda përjetëson në trup kujtimin e bukur me Krid

Sep 24, 2020 | 13:10
SHPËRNDAJE

Elgit Doda u bë baba për herë të parë në muajin qershor. Bashkëshortja e tij, Klea Huta solli në jetë një djalë që e quajtën Krid.

Ardhja në jetë e vogëlushit duket se ia ka ndryshuar tërësisht dhe është kthyer në “epiqendrën e tyre”.

Çifti postojnë herë pas herë momente me Krid në rrjetet sociale edhe pse janë kujdesur që të ruajnë imazhin e tij.

Një nga këto momente me të birin, Elgit Doda e ka përjetuar në trupin e tij për ta pasur kujtim përgjatë gjithë jetës.

Ai tatuazhoi në krah një foto të tij duke mbajtur me duart lart në ajër Krid në plazh teksa perëndon dielli.

Këngëtari postoi foto të tatuazhit në rrjetet sociale dhe padyshim është më i bukuri që mund të bënte.

/Panoramaplus.al

            

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura