Fotot ekskluzive/ Skandali me kreun e Tatimeve, nuk deklaroi vilën mbi 1 milion paund në Londër ku funksionon biznesi i tij

May 27, 2022 | 15:00
SHPËRNDAJE

Ceno Klosi -shtepia-luksiCeno Klosi duhet të ishte zyrtari model sa i takon transparencës financiare, për shkak se si kreu i Tatimeve, ai kërkon korrektesë dhe zbatim të ligjit nga të gjithë.

Por, situata me pasuritë e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, është mjaft e komplikuar. “News24” ka zbuluar se adresa e biznesit që vetë Ceno Klosi ka deklaruar se disponon në Angli, është një vilë luksoze në një zonë rezidenciale mjaft të shtrenjtë.

Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (1)

Kështu, shoqëria “First bar limited”, me adresë numër 29 në Blackwood Close, West Byfleet, ku drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është aksioner me 33%, është një vilë me pishinë, kopsht, 4 dhoma gjumi, tre dhoma ndenjeje, tri banja, garazh dhe mjedise të tjera. Çmimi i vilës në 2001 ka qenë 435,000 paund, në 2010 ka arritur në 775,000 paund dhe sot kushton mbi 1 milion paund.

Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (9)

Ky çmim është listuar nga agjencitë imobiliare angleze dhe duke shfletuar në internet fotot e vilës, ku drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, ka regjistruar biznesin në Angli, kupton se ajo është një pronë luksi në çdo këndvështrim dhe ndodhet në një zonë ekskluzive, ku nuk mund të jetojë kushdo. Por, Ceno Klosi nuk ka dhënë asnjë informacion në deklaratën e tij të pasurisë për këtë fakt, duke mbajtur të fshehur informacionin për biznesin e tij britanik.

vila ceno klosit

Në kompaninë ku Ceno Klosi është aksioner me 33 %, sipas të dhënave financiare të biznesit nga regjistrat britanikë, drejtor është një shqiptar, Redin Dokaj, ndërsa edhe aksionerët e tjerë janë shqiptarë, Ridvan Dhamo dhe Arlisa Saro.

Ceno Aktiv

Problemet me deklarimin e Ceno Klosit janë të mëdha, pasi drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve rezulton ka dhënë 140 mijë paund me fajde, të cilat i justifikon me kursimet familjare. Po ashtu, rezulton se Klosi ka në llogari bankare mbi 48 mijë paund të tjerë, të siguruara siç argumenton, nga kursimet familjare.

Banesa ceno

Listës i shtohen dhe dy llogari bankare prej gati 30 mijë eurosh po nga kursimet familjare, tre apartamente në kryeqytet me vlerë 550 mijë euro, 100 mijë euro të tjera llogari bankare e bashkëshortja, që ashtu si i shoqi, ka arritur t’i kursejë.

Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (1) Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (2) Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (3) Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (4) Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (5) Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (6) Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (7) Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (8) Skandali-banesa-londer-ceno--klosi- (9)

Ceno Klosi firma1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura