Fotot e rralla/ Një institut me emrin e liberalit të parë shqiptar

May 13, 2017 | 20:28
SHPËRNDAJE

Instituti Europian Pashko prezanton të hënën bordin e tij këshillimor, i cili drejtohet nga Prof.as.dr.Selami Xhepa, një ish-mik i Gramoz Pashkos.

Tirane.15.09.91.- Delegacioni  qeverituar i  kryesuar nga Zv.Kryeministri Gramoz Pashko(ne mes) niset per ne Bruksel.ATSH.Foto:L.Hoti
Tirane.15.09.91.- Delegacioni qeverituar i kryesuar nga Zv.Kryeministri Gramoz Pashko(ne mes) niset per ne Bruksel.ATSH.Foto:L.Hoti

IEP është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga Inciativa Europiane për Edukim (EEI) si agregim i më shumë se 10 voteve veprimtari në mbështetje të: lirisë ekonomike, inovacionit, lirisë së shtypit, botimeve dhe debatit të ideve, kreativitetit dhe trashëgimisë kulturore.

EP do të promovojë përmes 5 programeve vlerat e demokracisë liberale, ekonomisë së lirë të tregut dhe europianizimin.

Pse mori emrin Pashko?

Instituti do të mbajë emrin e Gramoz Pashkos, profesorit të ekonomisë politike, një prej nismëtarëve të lëvizjes pro-demokraci në vitin 1990 dhe idetator i reformave të para ekonomike të ndërmarra fill pas rënies së murit komunisit.  Pashko ishte lider i lëvizjes demokratike dhe themelues i Partisë Demokratike, po ashtu themelues i universitetit të parë privat në vend.

Emri i Pashkos është vendosur pas dakordësisë së familjes së tij.

Ky institut synon promovimin e vlerave të lirisë, në ekonomi, media dhe në funksion të debatit publik në çështje që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare qoftë në aspektin ekonomik apo në dimensione të tjera të zhvillimit social dhe të demokracisë në përgjithësi.

Tirane.16.06.91.- Zv.Kryeministri Gramoz Pashko pret drejtues te huaj te simpoziumit "Ekonomia shqiptare drejt ekonomise se tregut".ATSH.Foto:E.Baba
Tirane.16.06.91.- Zv.Kryeministri Gramoz Pashko pret drejtues te huaj te simpoziumit “Ekonomia shqiptare drejt ekonomise se tregut”.ATSH.Foto:E.Baba
Tirane.04.07.91.- Lideri i PD Sali Berisha(majtas) duke biseduar me zotin Gramoz Pashko.ATSH.Foto:A.Çela
Tirane.04.07.91.- Lideri i PD Sali Berisha(majtas) duke biseduar me zotin Gramoz Pashko.ATSH.Foto:A.Çela
Tirane.15.04.91.- Nga e djathta ne te majte deputetet e PD Hazem Hajdari, Gramoz Pashko duke diskutuar, Neritan Ceka,Arben Imami dhe Sali Berisha ne parlament.ATSH.Foto:P.Omeri
Tirane.15.04.91.- Nga e djathta ne te majte deputetet e PD Hazem Hajdari, Gramoz Pashko duke diskutuar, Neritan Ceka,Arben Imami dhe Sali Berisha ne parlament.ATSH.Foto:P.Omeri
Tirane.01.03.91.- Nga e majta ne te djathte Sali Berisha dhe Gramoz Pashko ne konference shtypi ne TVSH.ATSH.Foto:L.Lika
Tirane.01.03.91.- Nga e majta ne te djathte Sali Berisha dhe Gramoz Pashko ne konference shtypi ne TVSH.ATSH.Foto:L.Lika
Tirane.28.04.91.- Deputeti Gramoz Pashko duke   votuar per presidentin ne parlament.ATSH.Foto:P.Omeri
Tirane.28.04.91.- Deputeti Gramoz Pashko duke votuar per presidentin ne parlament.ATSH.Foto:P.Omeri
Tirane.14.08.91.- Nga e majta ne te djathte Z,Uilliam H.Draper III dhe Zv.Kryeministri Gramoz Pashkone perurimin e zyres se PNUD-it.ATSH.Foto:L.Hoti
Tirane.14.08.91.- Nga e majta ne te djathte Z,Uilliam H.Draper III dhe Zv.Kryeministri Gramoz Pashkone perurimin e zyres se PNUD-it.ATSH.Foto:L.Hoti
Tirane.15.10.02.- Nga e djathta ne te majte Zv.kryeministri dhe Minister i Puneve te Jashteme Ilir Meta, Ministri i Aresimit dhe Shkences  Luan Memushi,  Ministri i Shtetit per Integrimin Sokol Nako dhe Drejtori i Universitetit te Pare Amerikane ne Shqiperi Gramoz Pashko, para  perurimit te  ketij universiteti.nr.neg.10A.ATSH.Foto;A.Dobi

2-51

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura