Fotot e qenve blu bëhen virale në rrjetet sociale. Ka një shpjegim pse janë të tillë

Feb 18, 2021 | 17:24
SHPËRNDAJE

Një grup qensh me gëzof blu thuhet se nuk vuajnë nga efekte të dëmshme shëndetësore, sipas një ekzaminimi fillestar nga ekspertët e kafshëve.

blue-dogs-1_resize_md-780x439

Fotografitë i bënë në qytetin rus Dzerzhinsk, 230 milje në lindje të Moskës. Në pamjet që u bënë virale, shumë njerëz hodhën dyshime se qentë i kishin marrë një ngjyrë të tillë për shkak të një fabrike kimikatesh në zonë, tanimë e shkatërruar. Qentë u pikasën pranë një fabrike që prodhonte pleksiglas dhe acid hidrokyanik para se të falimentonte në 2015.

Ish-menaxheri i fabrikës së falimentimit Andrey Mislivets i ka thënë agjencisë së lajmeve RIA se qentë endeshin shpesh në zonë dhe se sulfati i bakrit me shkëlqim blu, të cilit kafshët mund të jenë ekspozuar, ishte ruajtur në vendin e fabrikës së papërdorur.

Fotografitë, të cilat u shpërndanë në faqen e internetit të rrjeteve sociale VK dhe u raportuan nga mediat ruse, ngjallën shqetësim në lidhje me mirëqenien e kafshëve, si dhe spekulime mbi vërtetësinë e imazheve.

Autoritetet në qytet negociuan me kompaninë petrokimike Orgsteklo për të hyrë në mjediset e fabrikës. Shtatë qen u dërguan më vonë në spitalin veterinar për ekzaminim.

Ekspertët e kafshëve thanë se nuk kishte asnjë arsye për të supozuar se ngjyra blu në leshin e tyre do të kishte një efekt negativ në shëndetin e tyre, njoftoi Komsomolskaya Pravda.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura