Fotot e para, momentet kur makina merr thasët me para dhe largohet nga Rinasi

Jul 1, 2016 | 13:43
SHPËRNDAJE

Ishte ora 14:23 e ditës së djeshme, kur një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha fosforeshente, kapërcu portën e ndodhur në skajin veri-perëndimor të pistës së Rinasit. Kështu nis rruga e vrojtuar nga kamerat e grabitësve të parave në pistën e aeroportit të Rinasit.

Makina e grabitesve
Makina e grabitesve

Policia ka dokumentuar lëvizjet, pasi ka bërë këqyrjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Porta nga e cila ka hyrë mjeti me ngjyrë vishje  përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionët.

Nga kamerat u pa se pasi personi preu drynin e derës dhe e hapi atë, në territorin e  pistës futet një automjet tip Mercedes Benz me ngjyre vishnje.

Autorët me këtë makinë hynë në vendqëndrimin e automjeteve te sherbimit dhe kanë kryer vjedhjen e parave që ndodheshin në makinën e blinduar të shoqërisë “NAZERI 2000”.

Në  orën 14:27 ky automjet duket që del përsëri nga territori i aeroportit nga e njëjta portë, prej nga hyri.

Rezulton se pas daljes nga porta, autorët janë larguar në drejtim të aksit rrugor Rinas – Fushë Krujë – Vorë.

rinas4 rinas3 rinas2 rinas1 rinas

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura