Fotot e fushatës/ Kur Grida bën fushatë, burrat “kyçin” gratë në shtëpi. Vangjush Dako bën për vete femrat

May 25, 2015 | 9:30
SHPËRNDAJE

Grida Duma ka “përveshur mëngët” dhe çdo ditë shkon fshat më fshat, madje edhe shtëpi më shtëpi, duke kërkuar votën si kryebashkiake e re për Durrësin.

Grida Duma gjate takimeve ne Durres

Fakt të këtyre takimeve janë edhe fotografitë që ajo hedh çdo ditë në profilin zyrtar të Facebook-ut. Por personi që menaxhon faqen e Gridës në Facebook dhe që hedh fotot aty, duket se i ka shpëtuar një detaj: Fotografitë nga takimet elektorale përmbajnë pak ose aspak gra, duke përjashtuar 2-3 raste kur Grida ka pasur takime të posaçme me to, siç është bashkëbisedimi me rrobaqepëset, me ato që punojnë te fabrika e këpucëve etj.


Zakonisht gratë nuk janë gjinia që mbushin sheshet dhe takimet elektorale, por edhe të mungojnë fare…vetëm në fushatën e Grida Dumës po ndodh. 

Po pse po ndodh? Mbase janë gratë xheloze nga bukuria e Gridës dhe po bojkotojnë takimet e saj, ose mbase burrat po i “mbyllin” bashkëshortet në shtëpi dhe po shijojnë vetë hiret e kandidates.

Ky opsioni i dytë, sikur thotë diçka, në rast se do të shikoni me vëmendje vështrimet e burrave mbi Gridën…

***

Ndërsa Grida Duma ka burrat si pikë të fortë të elektoratit, në fushatën e Vangjush Dakos kryesojnë gratë… Mbase ato gratë që burrat hamendësohet se i “kyçin” në shtëpi, kur dalin në fushatë për kandidaten sharmante të PD-së.

Vangjush Dako gjate takimeve ne Durres

Por edhe kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit që po rikandidon për PS-në, Vangjush Dako, duket se nuk mbetet pas për sharm, krahasuar me rivalen në garë, Grida Dumën.

Të paktën nëse u referohemi disa fotove të publikuara në profilin zyrtar të tij në Facebook, ku gratë e shohin me admirim, i buzëqeshin dhe në disa raste e kanë rrethuar dhe përqafuar.

Ndërkohë, Dako gjatë fushatës ka premtuar më tepër punësim dhe benefite për gratë. Por, edhe Grida i ka përfshirë në programin elektoral me prioritet, ashtu si edhe burrat…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura