Fotot e Armina Mevlanit pas përdorimit të fillerit dhe botoksit në fytyrë

Nov 5, 2019 | 13:20
SHPËRNDAJE

Nëse ka një modë, e cila është shtrirë dhe përqafuar kaq shumë nga masa, ajo është përdorimi i fillerit dhe botoksit për të përmirësuar tiparet e fytyrës. Të gjithë jemi dëshmitarë se sa shumë kanë ndryshuar vitet e fundit personazhet e botës së showbizz-it. 

Disa kanë bërë mirë, sepse realisht kanë pasur nevojë të përmirësojnë ndonjë gjë në fytyrë, duke pasur parasysh edhe konkurrencën e fortë për sa i përket pamjes. Por ka të tjera, të cilat kanë ekzagjeruar dhe kanë shëmtuar pamjen e tyre. Ndërkohë, ka nga ato personazhe, të cilat përbetohen që nuk kanë prekur asgjë, as në fytyrë dhe as në trup, por bukurinë ua ka dhënë Zoti. Kjo mbetet për t’u parë!

Armina Mevlani është pa dyshim një nga vajzat më të bukura të showbizz-it, e cila i ka mëshuar fort idesë se bukurinë e ka falë gjeneve dhe aspak ndërhyrjeve estetike. Mirëpo, ditën e djeshme Armina është bërë kurioze dhe ka provuar botoksin e buzët e fryra.

Këtë, fashionistja e ka arritur duke përdorur një filtër, që e ka transformuar në pamje. Në videon e publikuar në “Instastory”, Armina shfaqet me buzë të fryra e botoks në fytyrë. “Më falni që po ju zhgënjej njerëz, por kjo jam unë plot me mbushës buzësh dhe botoks”, shkruan Armina me humor. Pas këtij postimi, Armina ka publikuar një foto se si ajo duket realisht. Edhe aty, mos mendoni se fotoja është 100% e vërtetë, sepse filtrat nuk mungojnë tashmë në asnjë foto apo video të personazheve VIP ose jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura