Fotot e Arkivit/ Kur në plazhin e Durrësit shkohej me çadër dhe bukë me vete

SHPËRNDAJE

Që plazhi i Durrësit nuk ka më asgjë të ngjashme me pamjen e dikurshme, ky nuk është lajm i ri për askënd. Mirëpo, nuk e kemi fjalën vetëm para ndërtimit të pallateve, pas tyre, pas ardhjes së shqiptarëve nga Kosova e pas dyndjes së tyre…

Jo, janë vite edhe më të largëta, atëherë kur ndoshta përveç pemëve, rërës e ujit, nuk kishte asgjë tjetër të bënte hije në bregun e Adriatikut. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon vazhdimisht imazhe të një kohe që nëse nuk do të ishin fotografitë, do të ishte harruar krejtësisht.

Të tilla janë edhe këto foto të plazhit, të cilat as pushuesit e fundit të gjallë, nuk i kujtojnë më. Janë aq të vjetra sa që nuk dihet saktësisht as viti se kur janë shkrepur. Sidoqoftë, ju që jeni shtrirë sot në shezlongët e cilitdo bregu të Shqipërisë, kujtoni pak sesi ka qenë kur krevatit, që paguani sot kushedi se sa para (sepse varet nga gjerësia e tundshmëria e çarçafit të varur), nuk i dihej as emri …

52514748787 6525487 544878

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakMarrëveshja milionëshe përplas pushtetin dhe opozitën
Artikulli tjetërLorik Cana mbush 35 vjeç, mesazhi i veçantë i urimit nga Presidenti Meta

S'KA KOMENTE

Comments are closed.