Fotot e 26 të arrestuarve për trafik droge në Tiranë

Nov 19, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Një grup kriminal prej 26 personash të akuzuar se kanë shpërndarë 900 mijë euro drogë në Tiranë u arrestua në një aksion të finalizuar dje në mbrëmje.

Operacioni i koduar “Epilog”, u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë, pas gjashtë muajsh hetime që kanë zbuluar veprimtarinë kriminale të shitjes së heroinës dhe kokainës në disa rrugë të Tiranës.

arrestimet-tirane-naten-1Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Ervin Hodaj, tha se “falë një pune të gjatë hetimore, është shkatërruar një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve, duke nisur nga organizatorët, koordinatorët dhe shpërndarësit e drogave të forta në rrugët e kryeqytetit”.

Si rezultat i operacionit “Epilog”, i cili është ende në vazhdim, janë ndaluar, arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 35 persona, si anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar në shitjen e lëndëve të forta narkotike, heroinë dhe kokainë, në zonat më të frekuentuara të qytetit.

Mes 26 të arrestuarve janë edhe dy vajza, 31-vjeçarja Sonila Dinoshi dhe 28-vjeçarja Aurora Liço, e dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Ndërsa një vajzë tjetër 27 vjeçe, me iniciale E.B., është proceduar në gjendje të lirë bashkë me 4 persona të tjerë. Drejtori Hodaj tha se ky operacion është finalizimi i një hetimi 6-mujor kryer nga Seksioni Kundër Narkotikëve në drejtimin e Prokurorisë ku është dokumentuar veprimtaria kriminale e një prej anëtarëve të grupit.

Nga hetimi ka rezultuar se të arrestuarit dhe 4 personat e shpallur në kërkim kanë vepruar në disa zona të Tiranës, si “Shkolla e Bashkuar”, rruga “5 Maji”, “Tirana e Re”, rruga “Fortuzi”, Laprakë dhe zona e ish- Bllokut.

Për një periudhë 2- vjeçare mendohet se ky grup ka shpërndarë lëndë narkotike me vlerë tregu rreth 900 mijë euro. Policia sekuestroi 1.5 kg heroinë, 180 doza kokainë, 1 pistoletë “Zastava”, 150 fishekë, 10 makina, 10 mijë euro dhe 30 celularë. Gjatë orëve të vona u arrestua edhe një prej të kërkuarve, shtetasi Julian Bushati, i cili u kap në Durrës.

25 personat e arrestuar nga Policia e Tiranës:

  1. Halil Sallaku, 47 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë
  2. Gëzim Demiri, 40 vjeç, lindur në Kavajë, dhe banues Tiranë
  3. Sonila Dinoshi, 31 vjeç , lindur e banuese në Tiranë
  4. Astrit Beka, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
  5. Alfred Naço, 50 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë
  6. Toni Naço, 18 vjeç, lindur në Athinë banues në Tiranë
  7. Spartak Piciri, 47 vjeç, lindur e banues në Tiranë, më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
  8. Sali Sallaku, 20 vjeç, lindur në Krumë, Has e banues në Tiranë
  9. Indrit Sallahu, 20 vjeç, lindur në Has, Krumë dhe banues në Tiranë
  10. Rudolf Kallbaqi, 32 vjeç, lindur në Durrës e banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
  11. Bledi Çarçani, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
  12. Dardan Jaku, 31 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë
  1. Dardan Prengzi, 30 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë,
  2. Atrias Çizmja, 20 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë
  3. Alkan Markaj, 27 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
  4. Evis Dalanaj, 38 vjeç, lindur në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
  5. Aurora Liço, 28 vjeç, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
  6. Donard Belaj, 33 vjeç lindur dhe banues në Tiranë
  7. Haki Belaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
  8. Eni Malaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
  9. Igli Muhameti, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Armëmbajte pa leje”
  10. Gentian Xhelili, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë
  11. Elis Mali (Sefa), 35 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë
  12. Elsi Rroshi, 32 vjeç, lindur në Grmash dhe banues në Tiranë.
  13. Aldo Leka, 23 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë

5 personat e proceduar në gjendje të lirë:

–  E. B., 27 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë

–  I. Ll., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

–  M. G., 27 vjeç, lindur në Itali dhe banues përkohësisht në Tiranë

–  A. O., 24 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë

–  R. M., 22 vjeç,  lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

5 personat e shpallur në kërkim:

–  R.D, 21 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

–  A.Gj, 35 vjeç, lindur në Milot e banues në Tiranë

–  E.M, 24 vjeç, lindur e banues në Tiranë

–  B. J., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

–  M.A., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” / ETLEVA DELIA

aldo-leka

Alfred Naco
Alfred Naco
Alket Markaj
Alket Markaj
Astrit Beka
Astrit Beka
Atrias Cizmja
Atrias Cizmja
Aurora Lico
Aurora Lico
Bledi Carcani
Bledi Carcani
Dardan Jaku
Dardan Jaku
Dardan Prengzi
Dardan Prengzi
Donard Belaj
Donard Belaj
Elis Mali
Elis Mali
Elis Roshi
Elis Roshi
Eni Malaj
Eni Malaj
Gentian Xhelili
Gentian Xhelili
Gezim Muhameti (Demiri)
Gezim Muhameti (Demiri)
Haki Belaj
Haki Belaj
Halil Sallaku
Halil Sallaku
Idrit Sallaku
Idrit Sallaku
Igli Demiri
Igli Demiri
Rudolf Kallbaqi
Rudolf Kallbaqi
Sali Sallaku
Sali Sallaku
Sonila Dinoshi
Sonila Dinoshi
Toni Naco
Toni Naco

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura