FOTOT/ Ditëlindja e 110 e ish-diktatorit, ithtarët e tij shkojnë për vizitë tek Nexhmije Hoxha

Oct 17, 2018 | 19:16
SHPËRNDAJE

Në kujtim të ditëlindjes së 110 të ish-diktatorit Enver Hoxha, ditën e djeshme në shtëpinë e bashkëshortes së tij ka pasur disa vizita, jo vetëm nga familjarët.

Siç shihet në këto foto të bëra publike nga Muharrem Xhafa, kryetar i Partisë së Punës së Shqipërisë, kanë shkuar për vizitë tek “shoqe Nexhmije”, siç e quan ai, Kiço Mustaqi, ish-ministri i Mbrojtjes, ndërsa pranë tyre janë edhe djali i Enverit, Iliri, si dhe nipi i ish-diktatorit, Ermal Hoxha, i cili vetëm pak javë më parë u lirua nga burgu.

“Vizite ne familjen e shoqes Nexhmije Hoxha”, ka shkruan Xhafa. /Panorama

44052406_881973945328538_8027298076702015488_n 44112882_881973931995206_8262813269803139072_n 44177330_881973938661872_8249303793770954752_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura