FOTOT/ Dhurata që Meta i bëri Papës dhe çfarë i dha Presidentit, Ati i Shenjtë

Sep 17, 2018 | 13:29
SHPËRNDAJE

Pas takimit koke me koke dhe mesazheve shume te rendesishme qe shkembyen mes tyre, presidenti i vendit, Ilir Meta ka shkembyer dhurata me Atin e Shenjte, Papa Franceskun.

Dhurata qe Meta zgjodhi t’i bente Papes, eshte ikona e Shën Marisë, ‘Puthja e ëmbël’, nderkohe qe Papa zgjodhi nje dhurate po me simbolike shume te vecante per ti dhene Presidentit te Shqiperise.

Dhurata e Metes 

TEOLOGJIA E IKONËS: Ikona e Shën Marisë, ‘Puthja e ëmbël’, paraqet Shën Marinë dhe Fëmijën e saj, në pozicion të dashurisë së natyrshme ndërmjet Nënës dhe Fëmijës. Krishti mban në dorë një pergamen të mbështjellë, që është simboli i Ungjijve dhe me dorën tjetër përkedhël Nënën e Tij.

Shene Meria

TEKNIKA E PUNIMIT TË IKONËS: Kjo ikonë është pikturuar sipas traditës së vjetër të kishës. Metoda e përdorur është copë nape e ngjitur në dru dhe e përgatitur me stuko. Bojrat janë tempera pluhur që janë përzierë me vezë dhe uthull.

Dhurata e Papes 

Dhurata e Metes dhe PapesDhurata e Papes dhe Metes

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura