FOTOT/ Dhimbje e lot, përcillet në banesën e fundit aktori i madh Xhevdet Ferri

Jan 17, 2020 | 13:51
SHPËRNDAJE

Percillet per ne banesen e fundit, mes lotesh dhe dhimbjeje te madhe, aktori Xhevdet Ferri.

Pa homazhe zyrtare, ne nje ceremoi familje, por me pjesemarrje shume te madhe, nga gjithe ata qe e deshen ate dhe artin e madh te tij, aktorit te dhjetera roleve iu dha sot ne mesdite lamtumira e fundit.

Aktori Xhevdet Ferri u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 59-vjeçare, pas një beteje gati prej dy vitesh me një sëmundje të rëndë.

ceremonia mortore-xhevdet ferri

I njohur për rolet e tij protagoniste, Ferri e nisi karrierën e tij kur ishte ende student në Akademinë e Arteve, në degën e Dramës. Pas diplomimit në vitin 1982, ai mbeti si pedagog i Mjeshtërisë së Aktorit në këtë Akademi. ceremonia mortore-xhevdet ferri1

E vazhdoi më tej karrierën akademike deri në detyrën si dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër dhe në kinema për herë të fundit publiku mundi ta shikonte në filmin “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Ka qenë i pranishëm edhe me rolet në teatër, edhe pse suksesin më të madh e arriti me filmin artistik.

Ferri, përveç kontributit të çmuar si aktor, ka pasur edhe pozicione si ish-kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (1997-1998 dhe 2005-2009) apo ish-anëtar i Këshillit Miratues të Projekteve, ku mundi të tregojë edhe një herë përkushtimin e tij, për ta çuar filmin shqiptar në një tjetër nivel.

Në vitet 1999- 2001, Ferri ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar. Në vitin 2004 ishte një nga bashkëthemeluesit e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë, duke qenë edhe kryetari i parë i kësaj shoqate. Krahas kontributit të tij të madh në fushën e artit e kulturës, Ferri ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin Popullor në vitet e trazuara 1996-1997. ceremonia mortore-xhevdet ferri2 ceremonia mortore-xhevdet ferri3 ceremonia mortore-xhevdet ferri4 ceremonia mortore-xhevdet ferri5 ceremonia mortore-xhevdet ferri6 ceremonia mortore-xhevdet ferri7 ceremonia mortore-xhevdet ferri8 ceremonia mortore-xhevdet ferri9 ceremonia mortore-xhevdet ferri10 ceremonia mortore-xhevdet ferri11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura