FOTOT/ Deputeti i LSI bën selfie në…Parlamentin e Serbisë

Jun 30, 2015 | 14:54
SHPËRNDAJE

Deputeti Ylli Shehu nuk mbahet mend për ndonjë fjalim që të ketë mbajtur në Parlament.

Madje nëse ai nuk do të bënte atë kalim nga PR te LSI (e shoqëruar edhe me disa replika me Fatmir Mediun) mund të mos i ishte përmendur fare emri në këtë legjislaturë katër vjeçare.

Por pasi bëri atë lëvizje, ai duket se do të zërë sërish vëmendjen e medias.

Deputeti i ri i LSI-së ka postuar në profilin e tij në facebook disa selfie në Parlamentin e Serbisë.

Siç shihet edhe nga fotot Shehu është pjesë e një delegacioni që po viziton Beogradin. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura