FOTOT/ Dasma luksoze e Mbretit Leka II dhe Elia Zaharia

Oct 8, 2016 | 21:26
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka mbajtur dasmën e dytë mbretërore të të gjithë historisë së saj dhe të parën që pas rënies së komunizmit. Mbreti Leka II kurorëzoi dashurinë me Elia Zaharia në një ceremoni luksoze.dasma e lekes 6

Dy të rinjtë u fejuan në Paris në vitin 2010, por nisën të planifikonin ditën e madhe vetëm pak muaj më parë.dasma e lekes 3

Në ceremoni morën pjesë rreth 20 familje mbretërore nga e gjitha botë, përfshirë dhe Princin Michael të Kentit – kushëririn e parë të Mbretëreshës së Britanisë, Elisabeta II.dasma e lekes

Princesha Lea e Belgjikës dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës gjithashtu ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar në Tiranë.dasma e lekes 2

Familja mbretërore e Shqipërisë u dëbua nga vendi në vitin 1939 pasi u pushtuan nga fashistët italianë.dasma e lekes 14

Pas Luftës së Dytë Botërore, kur komunistët morën pushtetin, Mbreti Zog u konsiderua tradhtar dhe u hoq nga librat e historisë.dasma e lekes 13

Suljeman Gjanaj, kreu i Lëvizjes së Legalitetit, një parti e vogël e të djathtës ekstreme dhe parti monarkiste, tha për BIRN se ceremonia vërteton mbretërit e Shqipërisë dhe siguron trashëgimin e Mbretit Zog.dasma e lekes 12

“Fakti që mbi 20 familje mbretërore dhe më shumë se 100 aristokratë nga e gjithë bota morën pjesë, është një indikator e miratimit se Shqipëria ka mbretër”, shprehet Gjonaj.dasma e lekes 11

Kjo sipas tij është përgjigjja më e mirë për të gjitha ata që kanë falsifikuar historinë e vendit duke i mohuar të drejtat ligjore familjes mbretërore.dasma e lekes 10
Ceremonia është pritur me indiferencë nga të rinjtë shqiptarë, por gjenerata e vjetër thotë se vendi ishte më mirë me mbretin para se të vinin komunistët, shkruan “Daily Mail”.dasma e lekes 9

Fatmir Qafa, pensionist 70 vjeç thotë se Zogu ndërmori reforma për zhvillimin e ekonomisë dhe jetës sociale të vendit.dasma e lekes 8

“Nuk duhet të harrojmë se Zogu, mysliman u martua me një grua katolike, duke i hapur rrugën tolerancës fetare në vend”, thotë ai.dasma e lekes 7

“Shqipëria ishte më mirë gjatë kohës së tij, më e lirë se gjatë komunizmit. Por ishte komunizmi që u përpoq të shtrembëronte karakterin e tij”.dasma e lekes 5

basha 2 basha 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura