FOTOT/ Çifti nga Çekia, dy ditë para se të vriteshin, album nga pushimet në Shqipëri

Jul 5, 2015 | 12:33
SHPËRNDAJE

Kujtimet e fundit para se të vriteshin barbarisht, cifti nga Çekia Michal Svatos dhe Anna Kosinova i kanë lënë në rrjetet sociale.

Postimi është bërë nga Stavos, në profilin e tij në Facebook, që është edhe postimi i fundit. Ai mban datën 1 qershor, ora 7.19 pm.

Ndërkohë që komentet e fundit bërë për miqtë poshtë fotove janë të datës 2 qershor, rreth së njëjtës orë. 

Cifti nga Cekia vrare ne Dukagjin

Ata kishin publikuar në faqen e tyre ne Facebook një album të titulluar “Përshëndetje nga Ballkani 2015”, me foto edhe gjatë ditëve të turizmit në Shqipëri.

Postimi ne FB e turistit cek, Stavos

Madje mes fotove dallon edhe nje në të cilën valëvitet flamuri shqiptar. 

Foto postuar nga ceket

Për këtë album ata kishin zgjedhur fotot më të bukura nga udhëtimi i tyre turistik në Malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit. 




NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura