Fotot/ Zbulohet dokumenti që po firmosnin deputetët e PD dhe LSI

Jul 25, 2016 | 17:59
SHPËRNDAJE

Pas miratimit të Reformës në Drejtësi, në fjalimin e sotëm të ish kryeministrit Berisha, ajo që ra në sy ishin fjalët e mira të tij për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ilir Metën.

oerdi 1

Sipas Berishës Meta dhe PD-ja ishin fituesit e debatit për Reformën në Drejtësi, ndërsa Rama humbasi i madh.

Roli i Ilir Metës në seancën e javës së kaluar u pa edhe si një prishje e tij përfundimtare me Edi Ramën.

Madje të shumtë ishin zërat që pas miratimit të Reformës nuk do të vononte edhe firmosja e një mocioni mosbesimi nga PD dhe LSI për të larguar Edi Ramën.

oerdi 2

Dhe në seancën e sotme gazetari i Panorama në Parlament, Fation Binjaku ka fiksuar një moment kur deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI-së, Bujar Derveni janë afër njeri tjetrit dhe diçka po firmos deputeti demokrat.

“Panorama” u interesua dhe mësoi se Bylykbashi po firmoste procesverbalet e mbledhjes së fundit të komisionit të reformës në drejtësi, pasi është nënkryetar.

oerdi 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura