FOTOT/ Bën për spital të moshuarin italian, pranga bariut shqiptar

Feb 11, 2016 | 18:24
SHPËRNDAJE

Një shqiptari i cili punonte si bari në Itali është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje. 58-vjeçari Sali Metalla pas një debati me një të moshuar italian e ka bërë atë për spital duke e goditur me bastunin.

1455181488-0-arrestato-l-uomo-che-ha-tentato-di-uccidere-michele-vitelli

Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale në Sicili, ku 79-vjeçari Michaele Vitelli u gjet duke dhënë jetë. Ai gjendet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Katanias.

Policia pasi arrestoi Metallën, gjeti dhe hurin me të cilin dhunoi të moshuarin italian. Nga verifikimet, rezultoi se 58-vjeçari shqiptar nuk kishte leje qëndrimi në Itali.

1ea6a0cd-4415-4ef3-91eb-c7dbf0a9428e

Ndërsa nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shkak i sherrit ishte fakti se bakëtitë e Metallës kishin hyrë në pronën e fermerit italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura