FOTOT/ Bashkia e Tiranës, stola të rinj për rrugicat dhe lagjet e kryeqytetit

Dec 17, 2017 | 12:29
SHPËRNDAJE

Banorët e kryeqytetit kanë mundësi për t’u çlodhur jo vetëm në parqet apo këndet çlodhëse të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës por edhe në çdo rrugicë lagjeje.

Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë janë kujdesur që përveç zëvendësimit të stolave të dëmtuar apo vendosjes së stolave të rinj në rrugët kryesore apo këndet çlodhëse të ndërtuara nëpër lagjet e Tiranës, t’i vendosin ato edhe në rrugicat e kryeqytetit.

Siç shihet edhe nga fotot, ndalesa e radhës e Drejtorisë së Punëtorëve të Qytetit Nr. 1 ishte në rrugën “Vangjel Capo” ku ka vijuar puna për të vendosjen e stolave të rinj.

Duke vijuar çdo ditë me nga një punë konkrete punonjësit e kryeqytetit po kujdesen që Tirana të ndryshojë duke përmirësuar çdo ditë e më shumë jetesën e banorëve të saj.

25348372_1022048427936727_2344598072007863102_n 25352188_1022048381270065_1430627326771868312_o 25353664_1022048414603395_6045759104479743085_n 25394650_1022048457936724_2432276745382165396_o 25438989_1022048531270050_1676367304779137475_o

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura