FOTOT/ Basha mesazhe nga çadra e protestës, por ç’bëjnë Rama e Meta

Feb 23, 2017 | 8:40
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që protesta e opozitës la dje ditën e saj të pestë dhe kreu i PD-së, bën thirrje të vazhdueshme nga çadra e protestës për rrëzimin e qeverisë dhe qeveri teknike që të garantojë zgjedhjet e lira, kryeministri e kryeparlamentari vijojnë axhendën e punës, e shfaqen edhe në FB me postime.

Postimi i Rames
Postimi i Rames

Kështu ka ndodhur mbrëmë, kur Rama ndau me ndjekësit e tij emocionet e ndeshjes së futbollit.

Nga ana tjetër, pas mbledhjes së kryesisë, Meta ka darkuar me zonjën e tij, deputeten Kryemadhi në shtëpinë e Ilir Kullës.

Meta e Kryemadhi ne darke ne shtepine e Kulles
Meta e Kryemadhi ne darke ne shtepine e Kulles

Ka qenë ky i fundit që ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto të çiftit Meta, shoqëruar me shënimin “Dakë me miqtë”.

Ndërkohë komentuesit nuk kanë lënë rast pa e thumbuar Ramën për preferencën e tij ndaj Juventusit.

Komentuesi: Po ju juventinet kot e keni shkoni deri ne fund pastaj aty vazhdon zhgenjimi i madh me vjen keq per ty dhe Bracen qe mbetet gjith jeten duke pritur per te fituar nje champions por ta dish me perpara behet Basha kryeminister se Juventusi kampion europe

Rama: Je i vogel ti Geraldo dhe nuk i mban mend kupat e kampioneve te Juves dhe as nuk e kupton qe Juvja nuk eshte skuader futbolli eshte besim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura