FOTOT/ Baba Taku nuk e vret mendjen për koronën, ushqen kolegun me pirunin e tij

Aug 2, 2020 | 16:20
SHPËRNDAJE

Në kohën e epidemisë së koronavirusit, të gjithë po tregojnë një kujdes të shtuar.

Veçanërisht moshat e treta këshillohet që të bëjnë kujdes maksimal, pasi në përgjithësi ky virus i godet më së shumti ata.

E megjithatë, Spartak Braho, deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i njohur nga miqtë si Baba Taku, me sa duket nuk do t’ia dijë për rrezikun.

Ai është shfaqur pak ditë më parë në një drekë mes miqsh.

Aty ai ka marrë një çertifikatë mirënjohejej, por edhe ka shijuar edhe bisedat në shoqërinë e miqve. Ambienti me shumë njerëz, ngjitur me njëri-tjetrin, është diçka e paparanueshme këto kohë dhe mungesë kujdesi.

Por, nuk është vetëm kjo. Baba Taku është ndjerë aq mirë me miqtë, por edhe me ushqimet që janë servirur aty.

Ai ka dashur që me pirunin e tij t’i japë ushqim një mikut të tij, me sa duket atë pjatë e ka patur vetëm ai. Po korona?

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura