FOTOT/ Arrestohet mes 746 të dyshuarve shqiptari në Angli, operacioni ndiqet nga ministrja e Brendshme. Detajet

Jul 4, 2020 | 10:00
SHPËRNDAJE

pjimage (2)

Një djalë 24-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Angli dhe akuzuar për shtitje të armëve të ziarrit, municione dhe drogë.

Ai u vu në pranga në një aksion të madh policor tha Agjensia Kombëtare e Krimit (NCA).

I riu shqiptar, Alsi Vata, banues në Deptford, do të paraqitet në Gjykatën e Leeds Croën në 17 korrik.

Për operacionin ka reaguar edhe ministrja e Brendshme britanike Priti Patel. Ajo duke ndjekur nga afër operacionin është bërë dëshmitare e arrestimit të shqiptarit, e fotot i ka publikuar në rrjetet sociale.

“Sot iu bashkova Agjencisë Kombëtare të Krimit në një operacion në agim si pjesë e aksionit më të madh të zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar kryer ndonjëherë, duke rezultuar në 746 arrestime”, shkruan ajo.

Vata u arrestua nga NCA, që njihet si FBI-ja britanike dhe oficerët e Policisë Metropolitane të enjten, si pjesë e një operacioni i cili çoi pas hekurave më shumë se 800 të dyshuar, të arrestuar në të gjithë Evropën.

Ata u arrestuan pas përgjimeve dhe deshifrimit të mesazheve në telefona.

Hetuesit thanë se sekuestruan 54 milion £ kesh, dy tonë kokainë dhe 77 armë zjarri përfshirë armë sulmi, mitralozë dhe granata.

priti patel shqiptar angli5 priti patel shqiptar angli3 priti patel shqiptar angliq priti patel shqiptar angli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura