FOTOT/ Arrestohen në flagrancë tre falsifikatorët e eurove

Mar 14, 2016 | 22:42
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar tre persona të cilët falsifikonin kartëmonedha euro të prerjeve 50-she. Agim Hoxha, 57 vjeç, Gentian Hyseni, 35 vjeç dhe Arben Gaçaj, 52 vjeç përdornin një makineri fotokopjuese të cilësisë së latë për falsifikimin e eurove.

Operacioni “Parkingu”, u realizua nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Si provë materiale,  Policia ka sekuestruar një sasia prej 2 100 euro të falsifikuara të prerjes 50-she si dhe makinerinë fotokopjuese.

Njoftimi i Policisë

Më date 14.03.2016 nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni “Parkingu”.

Falë një pune të mirë policore është bërë e mundur dokumentimi ligjor dhe kapja në flagrancë e shtetasve:

– Agim Hoxha, 57 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

– Gentian Hyseni, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

– Arben Gaçaj, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njeri – tjetrin, ata kryenin aktivitietin kriminal të prodhimit të monedhave të fallsifikuara, si dhe shperndarjen e tyre.

Si prove materiale, personave i jane kapur sasia prej 2 100 (dy mijë e njëqind) Euro të fallsifikuara, e prerjes 50-she, një makineri fotokopjuese e cilesisë së lartë e markës HP, që sherbente për prodhimin e kartemonedhave fallco, si dhe katër telefona celulare, të cilat ju gjetën personave gjatë kontrollit të kryer.

U derguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet proçeduriale për veprën penale “Fallsifikim i monedhave“ të kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga Neni 183/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura