FOTOT/ Armina Mevlani: Unë ngjaj me Marilyn Monroe, një koketë dhe lozonjare

Jun 29, 2016 | 12:35
SHPËRNDAJE

Armina Mevlani ka realizuar një set të ri fotografik për blogun e saj, në të cilin ka zgjedhur që të risjellë disa fotografi të aktores Marilyn Monroe.

Ka zgjedhur pikërisht muajin qershor pasi sipas saj ky konsiderohet si muaji i aktores së famshme.

“Kur rikthehesh në ato vite, të duket sikur edhe vetë Hollivudi kishte tjetër kuptim, me ikona si Marilyn Monroe, James Dean, Frank Sinatra, Marlon Brandon, Audrey Hepburn etj., që sot janë figura të pavdekshme.

Ndoshta ju mund të pyesni përse unë zgjodha të ribëj fotot e Marilyn-it. Përgjigjja është shumë e thjeshtë për mua: e zgjodha Marilyn-in jo sepse mendoj se ngjaj me të, por sepse librat që kam lexuar nga Marilyn, më kanë lënë mbresa në një formë të çuditshme, të pa përjetuar më parë.

Marilyn nuk ka qenë femra më e bukur dhe as më e zgjuara, por ajo ka mishëruar kuptimin e fjalës koketë apo lozonjare, tamam si një fëmijë, dhe unë këtu e gjej mjaft veten time, ndoshta edhe për faktin se ajo ishte shenja ime, Binjakët.”, shprehet Armina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura