FOTOT/ Anija e nisur nga Durrësi ndalohet në Greqi, dyshime se transporton armë

May 29, 2016 | 14:12
SHPËRNDAJE

Një anije me flamur të Sierra Leones, e nisur nga Shqipëria është ndaluar në Greqi pas dyshimeve se në të fshihen armë.

anije 1

Siç bëjnë të ditur mediat greke anija shqiptare kishte çimento të cilën do ta çonte në Libi.

Por lajmet që vijnë nga Greqia bëjnë të ditur se shërbimet sekrete greke kishin informacion për fshehje të armëve në bord.

anije 2

Pasi u ndoq nga trupat greke anija u ndalua në portin Katakolo, ku edhe do të kontrollohet.

Anija është nisur nga porti i Durrësit me 2700 ton çimento, të cilën do ta çojë në Libi.

anije 3

Antenna.gr bën të ditur gjithashtu se ishin autoritetet frranceze ato të cilat informuan homologët e tyre grekë për dyshimet se në anije ka armë. Burime të tjera bënë të ditur se ka dyshime edhe për transport droge.

Mëngjesin e të premtes anija u detyrua të ankorohej në portin Katakolo ku nisi edhe pyetja e ekuipazhit. Ndërkohë që qentë anti drogë dhe Forcat Speciale nisën kontrollin e gjithë anijes.

E njëjta media bën të ditur se policia e ka pasur të vështirë kontrollin, pasi nuk mund të shikonte se çfarë fshiheshin brenda thasëve me çimento.

Pasi e pati të pamundur kontrollonin në detaje, u dha urdhër që anija të çohej në portin e Patras, ku edhe do të kontrollohej.

Por deri tani policia greke nuk ka dhënë informacion nëse në anije ka pasur ngarkesë droge dhe armësh siç edhe pretendohej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura