FOTOT/ Andi dhe Melisa janë ende bashkë, ja çfarë i nxori zbuluar!

Feb 23, 2021 | 22:48
SHPËRNDAJE

Melisa-Andi janë një nga dyshet më të diskutura të ditëve të fundit, përveç çiftet të vërtetë të krijuar nga “Për’puthen”, Tea-Beart. Është përfolur se Andi dhe Melisa kanë krijuar lidhje me njëri-tjetrin jashtë programit dhe janë publikuar disa foto që i kanë përforcuar akoma më shumë këto dyshime.

melisa andi

Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Gjithashtu janë shkëputur disa imazhe gjatë videove live që Melisa dhe Andi kanë bërë dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre. Të gjithë këto detaje i bënë ndjekësit e programit të dyshonin akoma më shumë se ata kanë krijuar bashkë një lidhje dashurie, për të cilën ka ngritur akuza dhe Shqipja, ish-konkurrentja që zbuloi lidhjen e Beartit dhe Teas.

 

Megjithëse i mohoi këto lajme duke treguar që s’ka asnjë lloj marrëdhënieje me Andin, Melisa vendosi të lërë përfundimisht “Për’puthen” dhe të vazhdojë e qetë jetën e saj.

Por, duket se ajo po vazhdon e qetë edhe lidhjen me Andin, ndërsa detajet e fundit i nxorrën zbuluar. Në fakt, sërish rrobat e njëjta!

Melisa ka veshur këto ditë këmishën e Andit, teksa ka ndarë edhe video në InstaStory.

Të njëjtën këmishë që ka veshur Melisa, e mbante veshur Andi në intervistën e tij në “Roped with Olsi”.

Ja ku i keni detajet:

kemisha

22 11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura