FOTOT/ AKU mbyll 2 restorante të tjerë, shikoni kushtet skandaloze ku shërbehej ushqimi

Sep 3, 2018 | 11:48
SHPËRNDAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër ta marrjes së masave kundër shkeljeve të ndryshme që bëhen në cilësinë e ushqimit ka mbyllur sot dy restorante.

Pas kontrolleve në disa subjekte është vërejtur se kushtet në të cilat shërbehej ushqimi ishin shumë të këqija dhe jashtë çdo standardi.

40615049_1790579981024309_3209332540053651456_n

Njoftimi i plotë

KUSHTE JASHTË ÇDO STANDARDI, AKU MBYLL 2 RESTORANTE DHE GJOBIT NJË TJETËR

AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje edhe kontrollin në restorante.

Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi tre subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Gjirokastër ushtroi në subjektin me aktivitin “restorant” “Ana Beqiri” Çarshovë, Përmet u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

40593381_1790579897690984_6482836087692591104_n

Ndërsa në restorantin “Altin Naçi”, Çarshovë, Përmet u konstatua se mungonte gjurmueshmeria dhe etiketimi i produkteve ushqimore.

Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” pranë sheshit Willson i cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dhe me kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj subjekteve “restorant” “Ana Beqiri” dhe “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Ndërsa ndaj subjektit restorant “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë.

40855260_1790579957690978_6096154508381913088_n

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

40618482_1790579987690975_679798880920928256_n 40655645_1790580027690971_8333093129632612352_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura