FOTOT/ Aktivizohet sërish zjarri në malin e Shëngjinit, banesat në rrezik

Aug 26, 2016 | 12:56
SHPËRNDAJE

Nuk ka ikur ende rreziku i zjarrit në malin e Shëngjinit. Vatrat e zjarrit të aktivizuara tre ditë më parë vazhdojnë të jenë ende aktive.

14139035_10209161404365291_298913675_o

Gjatë natës flakët e zjarrit kanë përparuar drejt qendrës së qytetit të Shengjinit.

Sipas burimeve, mësohet se zjarrfikësit dhe forcat komando të përfshira në operacionet e shpëtimit kanë krijuar një perimeter sigurie.

Por aktivizimi i 2 vatrave në zonën e “Ranës se Hedhun” sërish sot e bëjnë situatën kritike.

Zjarri thuhet se po rrezikon seriozisht resortet turistike në këtë zonë si dhe banesat.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, si nga toka ashtu dhe nga ajri me heikopter po vijon.

14124016_10209161403485269_706715010_o

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura