FOTOT/ 8 muaj pas largimit në Amerikë, Shpëtim Saraçi rikthehet në Tiranë

Apr 11, 2018 | 17:48
SHPËRNDAJE

Shpëtim Saraçi ishte ndër kantautorët e parë shqiptarë që arriti të sillte një frymë të re emancipimi në muzikë pas viteve ’90.

Pas një karriere të gjatë e të suksesshme, në gusht të vitit të kaluar kantautori vendosi të largohej nga Shqipëria.

“Di që edhe pse punova me shpirt e pasion për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe”, – është shprehur Saraçi pas largimit të tij.

Por ai ka thënë se nuk mund të mos respektojë vendin dhe shqiptarët e ndoshta kjo ka qenë një ndër arsyet që e ka shtyrë për t’u rikthyer pas 8 muajsh në Shqipëri.

Ditën e sotme kantautori i shquar shqiptar është fotografuar nga revistawho.com në rrugët e Tiranës. Ai është shfaqur përkrah kompozitorit dhe dirigjentit të njohur, Alfred Kaçinari.

Saraçi dhe Kaçinari kanë punuar së bashku në RTSH, por pas shkrirjes së departamentit rrugët e tyre u ndanë. Tashmë nuk dihet nëse ky rikthim i Saraçit dhe takimi me Kaçinarin është thjesht një takim miqësor apo një bashkëpunim i ri, prandaj na duhet të shohim ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me qëndrimin e kantautorit në Shqipëri. /revistawho.com

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura