FOTOT/ 75 Vjetori i Çlirimit, Bashkia e Tiranës rehabiliton Varrezat e Dëshmorëve

Aug 25, 2019 | 11:37
SHPËRNDAJE

Pavarësisht ditëve të nxehta të verës, në vigjilje të 75 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur ndërhyrjet në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas Bashkisë, pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve.

Mësohet se ndërhyrja është bërë për kthimin në normalitet të godinave, rrugicave dhe murit rrethues të Parkut Memorial të Varrezave te Dëshmorëve. Punonjësit e Bashkisë po punojnë për ta bërë një park dinjitoz, në respekt për të rënët dhe në nderim për historinë e vendit tonë.

varrezat e deshmoreve11 varrezat e deshmoreve varrezat e deshmoreve1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura