FOTOT/ 2500 persona nudo në plazhin e Sidneit, arsyeja është emocionuese

Nov 26, 2022 | 11:10
SHPËRNDAJE

Rreth 2500 persona, vullnetarë u zhveshën dhe kanë pozuar nudo në agim në plazhin Bondi të Sidneit për një vepër arti të krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës.

pozat3

Australia është vendi më i prekur në botë nga kanceri i lëkurës, thotë Fondi Botëror i Kërkimit mbi Kancerin.

Kjo vepër arti është projekti më i fundit i fotografit amerikan Spencer Tunick, që synon të inkurajojë australianët që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës.

pozat

Legjislacioni në këtë shtet u ndryshua për të lejuar për herë të parë lakuriqësinë në plazhe.

“Ne kemi një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për kontrollet e lëkurës dhe unë jam i nderuar… të vij këtu, të bëj artin tim për trupin dhe mbrojtjen e tij,” tha artisti me famë botërore Tunick për Reuters.

pozat2

Tunick është i njohur për krijimin e imazheve nudo në disa nga vendet më ikonike të botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura