Fotoreporterja: Pse e shkrepa foton e sirianit të mbytur

Sep 3, 2015 | 20:48
SHPËRNDAJE

Fotoreporterja Nilüfer Demir ka shpjeguar momentin kur ka realizuar fotografinë që tronditi botën, të një fëmije të mitur sirian pa jetë në bregdetin turk.

n_87951_1Duke folur për “Hyrriet”, ajo ka shpjeguar se në atë moment ka munduar të realizoj foton, në mënyrë që bota të dëgjojë zërin e tre vjeçarit.

“Në momentin kur pashë 3 vjeçarin Aylan Kurdi, u tmerrova”, duke shtuar se ajo nuk kishte mundësi tjetër, veçse të bënte detyrën e saj si gazetare.

Demiri e ka shkrepur kameran e saj më 2 shtator rreth orës 6.00, në bregdetin Akyarlar të provincës Muğla, Turqi, kur trupat e emigrantëve dolën në breg pasi dy anije u mbytën në plazhin e Bodrum-it.

“Më 2 shtator, unë kam qenë në detyrë dhe gjithashtu duke fotografuar … një grup emigrantësh pakistanezë në përpjekje për të kaluar në Greqi. Ndërsa ishim dëshmitarë të tragjedisë, papritmas kemi vënë re trupat e pajetë. Ne pamë se trupat i përkisnin fëmijëve të mitur. U tronditëm; kemi ndjerë trishtim për ta. Gjëja më e mirë që mund të bënim ishte ta bënim që kjo tragjedi të dëgjohet”,- ka thënë Demiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura