FOTO/Një kopje e të ëmës! Ju prezantojmë me vajzën 15-vjeçare të Monica Bellucci-t dhe Vincent Cassel-it

Oct 9, 2019 | 13:44
SHPËRNDAJE

Zakonisht thonë se vajzat ngjajnë nga babai, por nuk është rasti i bijës së Monica Bellucci-it dhe Vincent Cassel. Deva duket sikur ia ka bërë me hile babait, pasi ka marrë të gjitha tiparet e nënës së saj.

E me siguri që aktori frances do të ndihet krenare për vajzën 15-vjeçare, e cila mban jo vetëm mbiemrin e tij pas ndarjes me Monica-n, por ka marrë nga ai edhe pasionin për aktrimin dhe tërheqjen magnetike të tij.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vihet re se Deva ka tiparet e nënës së saj, flokët e njëjtë, sytë, hundën pak më të rrumbullakët dhe mollëzat e ngritura, për të mos përmendur buzët.

Nga ana profesionale, Deva po përgatitet të ndërmarrë hapat e nënës kur për herë të parë do të bëhet pjesë e botës së modës në vitin 2020.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura