FOTOLAJM/ Vetëvendosje bën bilancin, si i dhunoi policia aktivistët tanë

Nov 29, 2015 | 11:16
SHPËRNDAJE

plagosje1

Vetëvendosje ka bërë edhe një bilanc pas mësymjes së djeshme policore me dhunë në selinë e partisë së saj. Sipas saj, “përdorimi i forcës së qindra policëve kundër aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s ka shkaktuar dhjetëra të lënduar. Sipas raportimeve që i kemi nga brenda ambienteve të policisë, dhuna ka vazhduar edhe në ambientet ku janë mbajtur aktivistët e arrestuar për qëndrimet e tyre politike”.

plagosje2

“Të lënduarit dhe të plagosurit prej ushtrimit paprecedent të dhunës policore janë me dhjetëra. Më poshtë ne po publikojmë emrat për të cilët tashmë kemi konfirmim”.- thekson Vetëvendosje në një postim në rrjetet sociale.

plagosje3

“Të lënduarit:
Sami Kurteshi, ish-avokat i popullit, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është rrahur, është shkelmuar e shkelur prej policisë ndërkohë që rrinte ulur në rrugë, i lënduar rëndë në brinjë.

plagosje4

Gani Krasniqi, aktivist i çështjes kombëtare, i burgosur politik, organizator i UÇK-së, ish-kryetari i komunës së Malishevës,është rrahur rëndë prej policisë brenda në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i janë shkaktuar hematoma e gjakrrjedhje në fytyrë.

Valdrin Ahmeti, Koordinator për Aktivitete në Lëvizjen VETËVENDOSJE! është rrahur rëndë në ambientet e policisë dhe është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda në brinjë dhe me thyerje në trup.

plagosje5

Frashër Krasniqi, drejtues i Sekretariatit për Media e Komunikim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është qëlluar me plumba gome dhe është rrahur gjatë arrestimit. Ai ka lëndime të rënda në fytyrë, pas koke, si dhe në këmbë e në trup.

Kushtrim Dermaku është lënduar rëndë në kokë dhe ka përfunduar në emergjencë ku ka marrë 5 qepje.

plagosje6

Qëndrim Sahiti është lënduar në gjymtyrë, me thyerje të eshtrave dhe ka marrë ndihmë në emergjencë.

Luan Hoti është rrahur rëndë në ambientet policore dhe ende nuk është dërguar në emergjencë.

plagosje7

6 aktivistë kanë marrë ndihmë deri më tani në emergjencë.
14 aktivistë janë në gjendje të rëndë brenda në ambientet policore, dhe kanë nevojë urgjente të kurohen në emergjencë
Ky është bilanci pas një Manifestimi paqësor për Republikën. Kjo është fytyra e vërtetë e dhunës.

plagosje8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura