FOTOLAJM/ Ukraina hap ekspozitën me “humbjet” e Rusisë, vendosin tanket e shkatërruara në sheshin e Kievit

May 22, 2022 | 18:31
SHPËRNDAJE

Prej afro 3 muajsh, Ukraina ndodhet nën agresionin rus, luftë e cila ka sjellë pasoja të shumta në jetë njerëzish, por edhe duke goditur rëndë ekonominë vendase.

tanke (1)

Ukraina ka vendosur që të bëjë një ekspozitë të pazakontë në mes të këtij konflikti.

Zyrtarët kanë vendosur tanket e ushtrisë ruse të cilat janë shkatërruar, në një shesh në Kiev.

Kjo ekspozitë në sheshin Mykhailivska është e hapur për publikun. BBC ka publikuar disa foto nga ekspozita ku shumë qytetarë, mes tyre edhe fëmijë, bëjnë foto pranë tankeve të shkatërruara.

tanke (5) tanke (4) tanke (3) tanke (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura