Konfirmimi zyrtar i dy rasteve te para me koronavirus ne vendin tone, babe e bir, qe po trajtohen ne Urgjencen e Infektivit ne Qendren Spitalore Univeristare “Nene Tereza” ne Tirane ka shtuar masat e sigurise ne spital.
Mengjesin e sotem, njerezit perreth i shihje me maska ne fytyre, e po ashtu edhe personeli mjekesor, perfshire drejtuesit e ambulancave, qe kane sjelle paciente ne spital.
Kujtojme se Ministria e Shendetesise vendosi ndalimin e vizitave te te afermeve te pacienteve ne spitale dhe beri apel per kujdes te shtuar, higjiene maksimale dhe ruajtje te qetesise.
Mund te shihni pa koment kete galeri fotosh shkrepur paraditen e sotme nga LSA ne Urgjencen Infektive.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al