FOTOLAJM/ Tjetër incident në Tiranë, turma e tifozëve të Romës sulmon makinën e policisë

May 24, 2022 | 22:33
SHPËRNDAJE

Një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku protagonistë këtë herë janë tifozët e Romës, të ardhur në kryeqytet për të parë finalen e Konferencë Ligës, ku ekipi i tyre i zemrës do të luaj mbrëmjen e të mërkurës me ekipin e Feynoordit.

policia

Mësohet se turma e tifozëve është përplasur me efektivët te ura e Drejtorisë së Policisë.

Siç shihet dhe nga fotot e mësipërme, tifozët kanë sulmuar makinën e Policisë së Shtetit duke i thyer xhamat.

Kujtojmë se më herët përplasje ka pasur mes tifozëve të Feynoordit dhe Policisë së Shtetit në rrugën Mustafa Matohiti dhe në zonën e “Pallatit me shigjeta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura