FOTOLAJM/ Tirana në kërkim të një mbrojtësi, Mavraj “fton” lojtarin e Kombëtares te bardheblutë

Jan 16, 2020 | 21:05
SHPËRNDAJE

Tirana prej kohësh është në kërkim të një mbrojtësi, dhe së fundmi qarkullojnë lajme për një interesim për Arlind Ajetin, i cili është pa klub.arlind ajeti

Bardhebultë e pëlqejnë shumë futbollistin dhe kanë nisur bisedimet me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje për ta marrë në ekipin e tyre. Një sponsorizim kryeqytetasit e kanë marrë edhe nga Mërgim Mavraj, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka ftuar Ajetin të bashkohet me Tiranën.
mav

Mavraj ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar, ku shihet nën shoqërinë e zyrtarit ët Tiranës, Mario Nikolli, duke mbajtur veshur fanellën e bardhebluve, dhe në foto ka etiketuar edhe Ajetin, si në formën e një ftese për tu bashkuar me Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura